Banorët e rajonit të Gjakovës vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike

Reduktimet me energji elektrike po vazhdojnë ende në disa komuna të Republikës së Kosovës, e njëra ndër këto komuna është edhe Gjakova, ku mungesë më e theksuar e furnizimit të rregullt me energji elektrike raportohet të ketë në fshtatrat e kësaj komune.
Pikërisht reduktimet e energjisë elektrike janë ato të cilat kanë sjellur shqetësime tek banorët e kësaj komune, për shkak se disa prej tyre energjinë elektrike e përdorin edhe për ngrohje, dhe ndërprerja e saj ua pa mundëson që të kenë ngrohje, duke e pasur parasysh edhe temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi ynë.
Në një pyetje dërguar Lulzim Krasniqit, zëdhënësit të KEDS, rreth këtyre reduktimeve që po ndodhin në rajonin e Gjakovës ai për Telegrafin tha që reduktime të tilla të energjisë elektrike në këtë rajon po ndodhin si shkak i konsumit të lartë të energjisë elektrike.
“Për shkak të konsumit të lartë, i cili është rritur dukshëm me uljen e temperaturave në vendin tonë, janë shkaktuar mbingarkesa në asetet e rrjetit të shpërndarjes dhe të transmisionit. Mbingarkesa të tilla në nivelin e transmisionit-KOSTT-it, janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në rajonin e Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës dhe Prizrenit. Për të garantuar stabilitetin e sistemit dhe për të shmangur dëme të mundshme në pajisjet kritike, në vazhdimësi janë ndërmarrë dhe po merren masa për optimizimin e ngarkesës.”, tha fillimisht Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tha që bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave.
“Rrjedhimisht, bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave, të cilat po bëhen me kërkesë të KOSTT-it në periudha të caktuara kohore.”, potencoi tutje Krasniqi, shkruan Telegrafi.
Përveç kësaj derisa në disa komuna të Kosovës po vazhdojnë reduktime, Krasniqi u bëri thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përfaqësues nga Këshilli Bashkiak i Sarandës vizituan sot Gjakovën

Pas një karriere 37 vjeçare pensionohet gjeodeti Gëzim Bakija

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, realizon matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit