LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Radiovcës dhe Zherovjanit në protesta kundër deponive të egra

Banorët e Radiovcës dhe Zherovjanit në protesta kundër deponive të egra

Banorët e fshatrave Radiovcë dhe Zherovjan sot kanë protestuar kundër deponive të egra që gjenden në afërsi të këtyre fshatrave, e të cilat shumë shpesh digjen.

Ata kërkojnë nga Komunat e Bogovinës dhe Brvenicës që menjëherë të zhvendosin deponinë në të kundërtën do të protestojnë çdo ditë dhe do të bllokojnë edhe rrugët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jakup Mustafi nga fshati Radiovcë për AIM tha se banorët e fshatit nuk mund të hapin as dritaret e shtëpive, pasi ngufaten nga tymi dhe era e keqe.


Nga Komuna e Bogovinës thonë se bëhet fjalë për disa persona të cilët me qëllim ndezin mbeturinat.

“Do të bëjmë gjithçka që është në duar tona, personat përgjegjës do të gjendet dhe do të dënohen. Kjo na ndodh disa herë, kemi njoftuar edhe policinë që të ndërmarrin masa. Deponinë e kemi gjetur nga mandati i kaluar dhe kemi vendosur që ta largojmë dhe të ndërtojmë pikë të re ngarkuese-shkarkuese”, tha kryetari i Bogovinës, Albon Xhemaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori