LAJMI I FUNDIT:

Banorët e pjesës qendrore të Pejës, do ta presin Vitin e Ri në terr (Foto)

Banorët e pjesës qendrore të Pejës, do ta presin Vitin e Ri në terr (Foto)

Në pjesën qendrore të Pejës, gjatë orëve të pasdites së të enjtes është ndalur rryma dhe që atëherë nuk është rregulluar. Për pasojë, një pjesë e lagjes “Haxhi Zeka”, që përfshin Çarshinë e Gjatë si dhe një pjesë me shtëpi banimi, ndodhen në errësirë, transmeton Telegrafi.

Çarshia e Gjatë në orët e mbrëmjes

Kështu pritet të jetë edhe gjatë natës së sotshme kur festohet Viti i Ri, meqenëse punëtorët më nuk ndodhen te centrali ku kanë punuar deri më tani.

Mësohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë një central, është bërë ndërrimi i pajisjeve, por nuk është arritur të rregullohet në tërësi.


Në anën tjetër, në Qendrën e Thirrjeve të KEDS-it, është thënë se po punohet në sanimin e dëmtimeve, pa treguar kohën se kur do të rikthehet furnizimi me rrymë. Por, tani thirrjet në këtë qendër janë të pamundura, meqë është bllokuar linja telefonike. /Telegrafi/