LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Morinës së Gjakovës duan tjetër emër për rrugën e fshatit të tyre (Video)

Banorët e Morinës së Gjakovës duan tjetër emër për rrugën e fshatit të tyre (Video)

Emri i mikut të madh të shqiptarëve, Elliot Engel, po kundërshtohet që t’i vihet rrugës në fshatin Morinë, në Komunën e Gjakovës. Banorët thonë se nuk kanë asgjë kundër Engel, por kanë një propozim që ndërlidhet me të kaluarën e fshatit.

Banorët e fshatit Morinë të Gjakovës, po e kundërshtojnë që rruga kryesore, të marr emrin e mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel.

Ata thonë se nuk kanë asgjë kundër mikut të tyre, por kërkojnë që kjo rrugë të mbaj emrin “7 Korriku 1998”, datë kjo që simbolizon betejën në këtë fshat.


“Asambleja e ka emëruar njëherë këtë rrugë me emrin “7 Korriku 1998”, që kishte edhe pëlqimin e banorëve. Kjo datë është historike dhe e kemi larë me gjak këtë datë. Ka qenë beteja më e fuqishme në Dukagjin në atë kohë. Prandaj ne jemi të pakënaqur me vendimin e asamblesë për të ri-emëruar këtë rrugë”, shprehet për RTV Dukagjini Sadri Morina.

Ne anën tjetër kryesuesi i Kuvendit Komunal te Gjakovës Anton Shala, ka thënë se emërtimi i rrugës është bërë, në shenj mirënjohje për miqtë amerikan. Ai shtoi se emrin e “7 Korriku 1998” do ta vendosin në një tjetër pjesë të fshatit.

“Është konsideruar se kjo marrëveshje në Kuvendin Komunal të Gjakovës ka kaluar me unanimitet dhe rrjedhimisht rruga ka marrë këtë emër. Në anën teknike jemi përpjekur po atë ditë të gjejmë një rrugë tjetër ku do të kemi emrin “7 korriku 1998” po në fshatin Morinë… Po besoj se nuk do të jetë ndonjë problem”, tha Anton Shala, përcjell Telegrafi.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar prej udhëheqësve të Komunës së Gjakovës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimi për emërtimin e rrugëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori