LAJMI I FUNDIT:

Banorët e malësisë së Shkupit dhe Kumanovës të izoluar nga bora

Banorët e malësisë së Shkupit dhe Kumanovës të izoluar nga bora

Banorët e malësisë së Shkupit dhe Kumanovës gati një javë kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e borës. Ata ankohen se e kanë të vështirë të sigurojnë nevojat e tyre elementare për jetë.

Xhelil Metushi nga fshati Brezë i Karadakut të Shkupit ishte ndër banorët e pakët që kishte depërtuar deri në Likovë për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende të tjera elementare, pasi që fshati i tyre është izoluar nga reshjet e borës. Ai thotë se 10 shtëpi janë bllokuar dhe se nuk janë vizituar nga askush.


Të izoluar janë edhe fshatrat Tanushë, Malinë dhe Goshinca. Ekipi i televizionit 21, gjatë ditës së sotme ka tentuar që të shkojmë deri në fshatrat e Karadakut të Likovës e Kumanovës. Por ishte e vështir të arrihet deri atje.
Nga komuna e Likovës thonë se kanë ndërmarrë masa për të pastruar të gjitha rrugët.

“Me kërkesën e banoreve të malësisë, është dashur të bëhet një kërkesë te drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, që na kanë dalur në ndihmë dhe është pastruar fshati Runic dhe Gushincë. Ne kemi intervenuar edhe në fshatrat Allashec e Bellanoc”, tha Gazmend Bakiu, Drejtori i Ndërmarrjes komunale “PISHA” në Likovë.

Nga komuna e Çuçer Sandevës nuk ka përgjigje se përse akoma nuk është intervenuar në pastrimin e rrugëve të banorëve të Brezës, Malinës dhe Tanushës. Në pritje të ndihmës, banorët e këtyre fshatrave apelojnë që sa më shpejt të hapen rrugët dhe të ndihmohen, për shkak të vështirësive për të përballuar dimrin e ftohtë me temperatura të ulta. Sipas tyre, për çdo vit në këtë periudhë të dimrit dhe me reshjet e para të borës kjo zonë malore izolohet në tërësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori