Banoret e fshatit Makovc të Prishtinës kanë protestuar në rrugën në të cilën brenda një kohe shumë të shkurtër janë shkaktuar aksidente me fatalitet, derisa kanë kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.
Arben Krasniqi, ka bërë të ditur se kjo është veç protesta e parë duke thënë se nëse Policia dhe ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, nuk ndërmarrin masa në një afat të shkurtër, ata do të ndërmarrin vet diçka.
“Kjo është protesta e parë sot. Para një jave këtu ka ndodhur një aksident me fatalitet. Para tre muajsh ka ndodhur një tjetër aksident me fatalitet, që la të vdekur një 5 vjeçar. Ju kishim lut që të marrin masa, së pari policinë, e së dyti Palë Lekajn, ministrin e infrastrukturës i cili pinë çdo natë e nuk mendon për popull. Këtu vozisin deri 170-180/h, ka shumë shumë aksidente. Sot është dita e parë, mirëpo nëse nuk ndërmarrin diçka shumë shpejt, ne do të ndërmarrim vet diçka që është e jashtëligjshme. Duhet të ndërmarrim vet diçka sepse nuk është normale. Krejt kemi fëmijë dhe shumë shpejt vozisin këndej”, tha ai, raporton KP.
Riad Krasniqi, nxënës i Shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, kujtoi shokun e tij që kishte humbur jetën në një aksident, që sipas tij, kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë së vozitësit, deri sa bëri apel që të rritet siguria në atë zonë.
“Ai djali që ka vdekur këtu, e kam konsideruar sikur një vëlla timin. Kam derdhur shumë lot dhe nuk ka kurrëfarë përgjegjësie këtu. Shpend Ahmetit qytetarët ia kanë dhënë votën. Ai i çon fëmijët e vet me xhipa e me roje në shkolla. E na? Na qetu qe me dalë jena të rrezikuar me na shkelë ndonjë kerr. Unë kam vëlla të vogël, janë edhe të mëdhenjtë të rrezikuar e lëre ma fëmijët”, u shpreh Krasniqi.
Ndërsa Jeton Krasniqi, njëri nga protestuesit, tha se Policia ka filluar të frekuentojë këtë zonë qe dy ditë, vetëm pasi që ka ndodhur një aksident.
Ai rrëfeu se si para dy javësh një person kishte mbetur i vdekur në vend pasi që kishte goditur dhe rrëzuar edhe murin e oborrit të tij.
“Kjo ka ndodhë të shtunën e kaluar para dy javësh, kur para 5 minutash kemi dalë prej këtu. Dhe ka ardhë këtu kerri dhe ka goditur. Shpejtësia ka qenë jashtëzakonisht e madhe, afër 200 orë qysh policia na ka tregu. Dhe e shihni edhe vet sikur tërmet është bë, krejt i ka rrëzuar, me blloka me krejt”, tregoi ai.
Përndryshe ai tha se mungesa e policisë është vërejtur për një kohë shumë të gjatë.
“Policia këtë rrugë pothuajse hiç fare nuk e kontrollojnë. Banorët që janë jashtë Makovcit vijnë vozitin për Gjilan jashtëzakonisht shpejt. Patrolla nuk ka. Fëmijët nuk mund t’i lëmë vet hiç, në asnjë minutë as në autobus e as në shkollë. Nonstop duhet me përcjellje. Punën duhet lënë në gjysmë për me e çu fëmijën në shkollë, duhet me shku me e marr sepse asnjë kerr pothuajse nën 100 nuk vozitë”, tha ai.
Rruga në Makovc frekuentohet edhe nga qytetarë të cilët marrin rrugën për Gjilan, dhe sipas banorëve, shoferët shpeshherë dinë të mos jenë të kujdesshëm edhe pse vozisin në një zonë të banuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë