LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Lloshkobares i frikohen përsëritjes së tragjedisë së Kolovicës (Video)

Banorët e Lloshkobares i frikohen përsëritjes së tragjedisë së Kolovicës (Video)

Para disa vjetësh, deponia në fshatin Lloshkobare, në zonën e njohur si “Llojza”, ishte mbyllur, por një pjesë e saj ka vazhduar të jetë funksionale. Në të, pos që janë mbledhur mbeturina, është krijuar edhe një pusetë e madhe nga gërmimi i dheut, e cila ka ngjallur frikë te banorët. Thonë se kanë frikë për fëmijët dhe se asnjëherë ata nuk i lejojnë të lëvizin lirshëm, raporton KTV.

Përfaqësuesit e kompanisë, pa dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se kanë licencë nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe se, sipas tyre, nuk paraqesin kurrfarë rreziku për banorë.

Qamil Hasanaj ka thënë se tani janë duke e mbyllur gropën, pasi leja e tyre e punës përfundon në janar të vitit të ardhshëm.


Hasanaj ka thënë se ata janë pronarë të parcelës dhe se po i lejojnë banorët të hedhin mbeturina falas aty.

Megjithatë, shoqëria civile thotë se institucionet do të duhej të ofronin siguri për banorët dhe të parandalojnë ndonjë tragjedi të mundshme.

Por, Komuna nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete, përcjell koha.net. Zyrtarët e saj kanë konfirmuar se prona është private dhe se, sipas tyre, në këtë rast janë të pafuqishëm ndaj çfarëdo veprimi.

https://vimeo.com/174115744

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori