LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore dhe Fondi Monetar diskutojnë për zhvillimet makroekonomike dhe financiare të Kosovës

Banka Qendrore dhe Fondi Monetar diskutojnë për zhvillimet makroekonomike dhe financiare të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë takimit me drejtorin e Departamentit për Evropën në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer ka diskutuar për zhvillimet makroekonomike dhe financiare të vendit.

Mehmeti ka prezantuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar të Kosovës dhe rolin që ka në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike të vendit.


Në këtë takim, u theksua nevoja urgjente për plotësimin e vendeve të lira në Bordin e BQK-së si domosdoshmëri për funksionimin normal të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, Kammer ka vlerësuar zhvillimet pozitive të sistemit financiar të Kosovës dhe rolin që ka luajtur BQK-ja gjatë ballafaqimit ekonomisë së vendit me pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Në fund, ai bëri thirrje për funksionalizimin sa më të shpejtë të Bordit të BQK-së, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së Bankës Qendrore në mënyrë që ndërhyrjet politike të mos pengojnë ushtrimin efektiv të funksionit të institucionit. /Telegrafi/