Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua “Rritje gjallëruese”.
“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.
Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Sarajeva (BiH) dhe Prishtina (Kosovë), dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana (Shqipëri), Tetova (Maqedoni e Veriut) dhe Prizreni (Kosovë), pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020” referoi Banka Botërore, raporton Monitor.
Banka vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2.
Kjo është për shkak se një klimë në ndryshim është e lidhur me një rritje e faktorëve stresues që dëmtojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet.
Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon. P.sh. qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon me vetëm 2% të sipërfaqes së gjelbëruar, duke mos bërë asnjë përmirësim.
Pas Fierit, katër qytetet e tjera shqiptare si Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi kanë nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon.
Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.
Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Koha mesatare e udhëtimit zakonisht është e ndërlikuar nga mungesa e shërbimeve të aksesueshme të transitit publik.
Banka vë në dukje se ndryshimi i klimës është rritur në Rajonin e Ballkanit dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.
Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.
Shumë qytete në rajon e kalojnë PM2.5, nivele dhe janë ndër më të ndoturit në Europë. Nivelet mesatare vjetore të PM2.5 të Shkupit janë 4.5 herë dhe nivelet e Sarajevës janë trefishuar.
Banka Botërore thekson se, është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane
Së dyti, qytetet gjithashtu duhet të ulin emetimet e tyre, sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet socio-ekonomike dhe mjedisore.
Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet urbane dhe kopshtet, dhe ligatinat e ndërtuara duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe nga ana tjetër përfitimet e lartë mjedisore dhe sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit