Wolves janë të gatshëm që të ofrojnë në radhët e veta sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotelli.

Sipas medieve angleze, Balotelli mund të kalojë të Wolves pas bisedës që kishte me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.


Mourinho është takuar me lojtarin dhe i ka dhënë këshilla për karrierën e tij.

Sulmuesi 26 vjeçar nuk është në planet e Liverpoolit dhe përveç Wolves edhe Port Vale është një opsion i mundshëm.

Te Wolves është trajner italiani Walter Zenga dhe me të do ta kishte më të lehtë ambientimin.  /Telegrafi/

telegrafi sport app