Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar Vitin e Ri 2025 të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë.
Përmes një video mesazhi Balluku tha se “në këtë ditë të parë të 2025 uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë me plot shëndet dhe begati e plot harmoni në familjet e tyre. Mbi të gjitha dua të uroj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe të infrastrukturës, për gjithçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura”.
“Në vitin 2024 kemi shënuar gur kilometrik për infrastrukturën. Hapja e tunelit të Llogorasë një nga ëndrrat në sirtar të gjithë qeverive u realizua në 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu nisëm punën dhe do të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu, Thumanë -Kashar që ka nisur të jetë në përdorim nga fundi i qershorit 2024, duke u pasuar me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjerë të këtij korridori dhe hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit Milot -Balldre i shumëpritur nga Shkodra dhe Lezha”, tha Balluku.
Ajo tha gjithashtu, se shumë punë të mira do të bëhen edhe gjatë vitit 2025.
“Kemi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit. Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Balluku.
Ajo theksoi se edhe energjia ka bërë hapa përpara.
“Për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke na dhënë mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.
Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar ulen e çmimit të energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluksin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjësve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku.
Balluku tha se 2025 është një vit plot sfida.
“Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e punonjësve tanë, ne do t’ia dalim për të bërë punë edhe më të mira. Kemi ndryshuar katërçipërisht sektorin e Ujësjellës- Kanalizimeve duke rritur të ardhurat e sektorit dhe duke shërbyer me sisteme të mordernizuara dhe të sigurta për të gjithë shqiptarët. Ndërsa një gur kilometrik është vendosur edhe në sektorin e Aviacionit Civil. Mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportin e Tiranës që do të pasohet gjatë 2025 me aeroportin e Vlorës që do të nisë operimin e tij në pranverën e këtij viti. Lajme të mira do të kemi plot“, tha Balluku.
Sipas saj, “ashtu sikurse Tirana u rrethua nga një unazë infrastrukturore rrugore moderne që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e BE-së, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin.
Për të përmbyllur të gjitha kantierët që tashmë kanë nisur nga puna dhe për të hapur kantiere të reja ndërtimi që do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër atë europium . Ashtu siç premtuam dhe po bëjmë punën tonë çdo ditë”, mbyll mesazhin Balluku. /euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

”Një shtëpi që është bërë histori e gjallë e qëndresës kombëtare”, ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja vizitë në familjen Lladrovci

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni

Digjitalizimi i procesit mësimor ndikon pozitivisht në cilësi të mësimit

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

“Flemë mbi qymyr”, e tash na shtrenjtohet rryma - organizatorët paralajmërojnë intensifikim të protestave nëse ZRrE nuk tërhiqet

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur

Kosova pjesë e iniciativës globale Pall Mall, Kurti: Bashkohemi me koalicionin demokratik kundër abuzimit teknologjik

Kurti për ngushëllime në familjen e rreshterit Muhamed Lika: Vrasja e tij do të ndriçohet

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar