Ballkani ka marrë rrugë drejt Lituanisë ku do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të ketë përballë kampionin lituanez Zalgiris.


Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri' në kryeqytetin kosovar kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

292057420 3231185677119128 7519891900295546555 n

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Lituanisë me të vetmin qëllim që të marrin një fitore për të kaluar në raundin e dytë.

Së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për t'i përkrahur nga afër djemtë e qytetit që të kalojnë raundin e parë në garën më të madhe evropiane për klube.

Zalgiris dhe Ballkani përballen të martën me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

292396758 3231185680452461 1600686676845243218 n

telegrafi sport app