Ballkani mbetet pa trajner, Pollozhani jep dorëheqje

Ballkani ka mbetur pa trajner pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Rilindja pas ekzekutimit të penalltive dhe u ekiminua në rrethin e 1/8 së finales.
Humbja nga Rilindja ka bërë që trajneri Artim Pollozhani të jep dorëheqje.
Ballkani e ka pranuar dorëheqjen e tij, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:Tifozë të dashur, Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme. Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































