LAJMI I FUNDIT:

Balla: Shërbimi Zjarrfikës, nevojë për uniformizim dhe përmirësim të prekshëm

Balla: Shërbimi Zjarrfikës, nevojë për uniformizim dhe përmirësim të prekshëm

Ministri shqitpar i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi ndërhyrje energjike e të shpejtë në nivel inspektues në Shërbimin Zjarrfikës, për të parandaluar ngjarje me pasoja në të ardhmen dhe ruajtur jetën e pronën e qytetarëve.

“Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa. Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale”, nënvizoi ministri.

Ai theksoi rëndësinë kyçe të këtij shërbimi jetik për qytetarët.


“Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, u shpreh ai.

Ministri apeloi për integritetin e inspektorëve të MZSh. Më tej, Balla kërkoi reformim total të Shërbimit Zjarrfikës, në nivelin inspektues në shkallë vendi.

“Shërbimi zjarrfikës ka nevojë për uniformizim dhe përmirësim më të prekshëm si në Drejtorinë e Përgjithshme, e gjithashtu në nivel vendor”, deklaroi Balla, në një takim të mbajtur me drejtuesit e Shërbimit në 61 njësi vendore në Shqipëri.

Ministri tha se duhet plotësuar baza e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.

Sezoni turistik ka filluar dhe vera po afrohet si stinë, e kanë filluar problematikat e zjarreve.

“Jemi të gjithë të mirëkuptuar se gjithçka thashë është një epikrizë jo e plotë e situatës. E di fare mirë që në një pjesë të bashkive nuk kemi flotën e duhur të mjeteve zjarrfikëseve, nuk janë punonjësit e duhur në disa njësi vendore të trajnuar në këtë shërbim, por drejtuesit vendorë duhet të kuptojnë se të punosh në këtë shërbim nuk është qokë, sepse rrezikon edhe vetë jetën e atij personi që është emëruar në atë detyrë që nuk ka njohuri”, deklaroi Balla.

Ai foli për ndryshim të menjëhershëm të situatës, referuar të dhënave të ofruara nga inspektimet për këtë vit.

“Nuk duhet të ketë asnjë objekt me intenstitet të madh publik si hotel, kinema, etj., pa u inspektuar”, tha ministri i Brendshëm, i cili në ditët e para të vitit ka firmosur një urdhër që detyron MZSH-në të kryejnë inspektime në çdo subjekt.

“Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan, kërkon edhe një shërbim zjarrfikës kampion”, nënvizoi Balla, duke thënë se nuk do ta ndalë angazhimin për përkujdesjen ndaj këtij Shërbimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori