Baleti Kombëtar i Kosovës nis transmetimin e shfaqjeve në internet
Baleti Kombëtar i Kosovës do ta nisë transmetimin online të shfaqjeve, shkaku i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, që pritet të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar.
Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se nga java e ardhshme do të fillojë transmetimin online të shfaqjeve.
Sipas një njoftimi, shfaqjet do të jepen çdo enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim me premierat paraprake.
Shfaqja “Pushimi i Kalorësve” do të transmetohet më 16 prill, në orën 19:00.
“Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundojë sa më shpejtë që të kthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur!”, thuhet në njoftim.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























