Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Vetëvendosje, Nazlie Bala, ka pranuar se në këtë parti ka pasur ngacmime seksuale.
Një debat lidhur me ngacmimet seksuale është ngjallur orëve të fundit mes të pakënaqurve nga Vetëvendosje.
Lidhur me këtë Bala ka pranuar se një problem i tillë ishte i pranishëm tek anëtarët e partisë, por ka shtuar se kjo ishte e pranishme në numër të vogël.
“Në shoqëritë patriarkale, ku bëjmë pjesë edhe ne, ekziston një kulture sipas së cilës vajza e gruaja nëse thotë ‘po’ akuzohet si e pamoralshme, e nëse thotë ‘jo’akuzohet si konservatore dhe e prapambetur. Kjo është shume ofenduese, sepse vajzat e gratë, të paktën brenda një Lëvizje emancipuese, duhet të shihen si të zonjat e vetes, jo si pronë e dikujt. Ka pasur ngacmime, kjo nuk ka qene kulture e përgjithshme as e pranueshme, por ka ndodhur fshehur, prej një numri të vogël personash. Këto ngacmime i kemi marre vesh nga ankesat e vajzave të përfshira drejtpërdrejt”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ajo ka theksuar se ngacmimet nuk ishin të drejtpërdrejta në shumicë, por ishin paragjykuese apo mospranim të refuzimit.
“Nëse një vajzë nuk e ka pranuar ftesën e përsëritur dhe këmbëngulëse për të dalë në mbrëmje për birra, ajo pastaj është etiketuar dhe është larguar”, ka thënë ajo.
Më tej Bala ka thënë se si Sekretariat i Gruas Aktiviste ka hasur në pengesa për adresimin e këtyre çështjeve, “për shkak se vendimet në Sekretariat të Përgjithshëm janë marrë me vendim direkt të ish-sekretarit.
“Unë nuk di asnjë rast në Lëvizje, jo vetëm në lidhje me këtë problem, që të jetë bërë diçka ndryshe nga çka ka vendosur ai”.
Bala ka refuzuar të flasë me emra, duke thënë se një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm personat që janë ndjerë të abuzuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri