Bakllava pa kore me jogurt: Shije e cila nuk harrohet!

Ëmbëlsirë ideale për të gjithë familjarët
Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar.
Përbërësit:- 100 g arra të bluara, - 100 g rrush të thatë, - 1 gotë jogurt, - 1 gotë e vogël vaj, - 3 gota të vogla qumësht, - 3 gota të vogla miell, - 3 gota të vogla grizë, - 1 qese pluhur për simite,Sherbeti:- 400 g sheqer, - 500 ml ujë, - Lëng të një limoni.Përgatitja:
Në një enë qitni arrat, rrushin e thatë, jogurtin, qumështin, miellin, vajin, grizin, pluhurin e simiteve dhe të gjitha ngadalë përzieni mirë.
Të gjitha qitni në tepsi të lyer.
Ngroheni furrën në 180 gradë C.
Piqeni në furrë të ngrohur, derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë, rreth 30 min.
Priteni në forma të dëshiruara...
Vërejtje: Nëse i qitni shurupin e ftohur, bakllava duhet patjetër të jetë e ngrohtë – nëse qitni shurupin e ngrohtë, bakllava patjetër duhet të jetë e ftohtë.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.



















































