Dhuna në institucionet e arsimit para-universitar në Kosovë, mbetet dukuri shqetësuese edhe pse rastet e tilla janë raste të izoluara, kanë bërë të ditur udhëheqës institucional të arsimit në vend.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë për trajtimin jo të mirë të fëmijëve në kopshte ka marrë ankesa nga ana e prindërve, për çka ka dhënë edhe vërejtje me shkrim apo me gojë për edukatoret e papërgjegjshme.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë për KosovaPress se vërejtja ndaj këtyre punëtoreve arsimore është pritur me çudi, pasi sipas saj, edukatoret nuk ishin mësuar asnjëherë të marrin vërejtje për punë e tyre.
“Për të qenë të saktë, kompetenca e vlerësimit të performancës është nga udhëheqësit e shkollës, qoftë nga drejtori i shkollës, qoftë nga drejtoresha e shkollës dhe është kompetencë e inspektorëve të MASHT-it, është e përcaktuar me legjislacionin në fuqi. Megjithatë, si komunë ne po bëjmë vizita të rregullta edhe në kopshte edhe në sh kolla, edhe pse nuk është decidivisht e përcaktuar me ligj, është kompetencë e ministrisë, me qëllim që të sigurohemi që procesi edukativ-arsimor është konform standardeve, ne i bëjmë këto vizita të rregullta”.
“Tashmë kemi filluar edhe me trajtimin e raporteve individuale, edhe ne i kemi pranuar disa ankesa, qoftë nga ana e prindërve, qoftë nga edukatoret për koleget për raste të ndryshme, i kemi bërë këto vizita të rregullta dhe kemi filluar edhe me shqiptimin e masave ndëshkimore. Ka qenë pak të them e çuditshme dhe jo mirë e pranuar qoftë nga shkollat, qoftë nga kopshtet sepse asnjëherë më parë nuk kishin marrë vërejtje, por ne i kemi shqiptuar këto masa, qoftë vërejtje me gojë, qoftë vërejtje me shkrim dhe madje i kemi pas së paku dy raste kur i kemi dhënë vërejtjen e fundit me shkrim si masë e fundit para ndërprerjes së marrëdhënies së punës sepse jemi jashtëzakonisht të interesuar që të bashkëpunojmë me qëllim që të ofrohet një kujdes maksimal sipas standardeve për fëmijët tanë”, ka thënë Nagavci për Kosovapress.
Ekzistencën e kësaj dukurie, siç e ka quajtur ai të “shëmtuar” e ka pranuar edhe vet ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Në një intervistë për KosovaPress, ai ka thënë se sado të pakta dhe të izoluara që mund të jenë këto raste, janë brengosëse dhe i japin imazh të keq gjithë sistemit arsimor.
“Fenomeni i dhunës në shkolla është një dukuri e shëmtuar, sado që është e izoluar ajo është brengosëse dhe është një problem që MASHT e ka marrë me shumë shqetësim. Nuk është vetëm një problem arsimor, por edhe social, edhe psikologjik edhe i mentalitetit ton. Ne kemi qenë shumë të dëshpëruar me disa storie të dhunës, sidomos nga ana e mësimdhënësve, t’iu them të drejtën do të marrim masa të vendosura përmes inspektoratit, jo vetë mmasa ad-hoc nga rasti në rast, prej denoncimit në denoncim. Testin kombëtar për mësimdhënës, që do ta mbajmë në shtator apo në tetor, do të jetë një tregues i vërtetë që ndoshta një kategori e vogël e mësimdhënësve janë më shumë të dëmshëm sesa të dobishëm në shkolla dhe për ta duhet të gjejmë një zgjidhje shoqërore dhe edukative. Besoj se numri i mësimdhënësve të tillë nuk shkon përtej 100. Nga 24 mijë mësimdhënës mund të kemi 100 mësimdhënës që ndoshta kanë edhe probleme psikike, por mjaftojnë këta për të krijuar një imazh të keq sistemit arsimor”, ka deklaruar ministri Bajrami.
Mirëpo, për këtë shqetësim ai ka thënë se ka në plan disa veprime me të cilat mësimdhënësit e tillë mund të pensionohen para kohe.
“Jam duke e zhvilluar një projekt në dy faza. E, para: që këta të kalojnë ndoshta nga stafi edukativ në stafin profesional që të mos mbetet pa vend pune. E, dyta: që këta t’i trajnojmë nëse ka nevojë me trajnime shtesë që t’i vetëdijësojmë për respektimin e etikës. Të heqin dorë nga arroganca dhe nga dhuna por nëse edhe kjo nuk bënë punë, atëherë duhet të gjejmë një model të pensionimit, pensionimit të parakohshëm që t’iu vlejë stazhi 4-5 vjet apo 5-6 vjet dhe t’i pensionojmë. Këta reflektojmë jashtëzakonisht keq, sado që është dukuria e izoluar, vetëm një storie ku një mësimdhënës apo edukatore përdorë dhunë është një mesazh i keq”, ka deklaruar ministri Bajrami.
Në kryeqytet kohëve të fundit kanë ndodhur disa raste të ankesave nga prindërit për keqtrajtimin e fëmijëve të tyre nga ana e edukatoreve, për të cilat DKA në Prishtinë i ka filluar vizitat më të shpeshta nëpër institucionet e arsimit parafillor.
Në internet kohëve të fundit kanë qarkulluar edhe video të ndryshme të dhunës në për shkolla, për të cilat ende nuk është marrë asnjë veprim ndëshkues./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët