LAJMI I FUNDIT:

Bajram Kabashi, qe 60 vite ushtron zejen e këpucëtarit (Video)

Bajram Kabashi, qe 60 vite ushtron zejen e këpucëtarit (Video)

Edhe pse i është bërë rutinë, Bajram Kabashi me plot vullnet e hap çdo mëngjes punëtorinë e tij në RahovecE hap atë dhe vazhdon ditën, duke riparuar lloj-lloj këpucësh.

Bajram Kabashi, nga qyteti i Rahovecit tash e 60 vite njihet si këpucëtar, i cili nuk është lodhur asnjëherë nga ky zanat.


Ai ka thënë se zanatin e ka mësuar nga babai i tij.

“Me këtë zanat baba ka punuar prej 55 vitesh. Unë kam trashëguar traditën e babës. Më herët nga ky zanat kemi jetuar familja 10 anëtarëshe, por sot është më problem të ja dalësh”, tregon këpucëtari Kabashi.

Si i vogël, ai vazhdimisht ka shkuar në lokalin ku punonte i ati, ku ka mësuar rreth zanatit të këpucëtarisë.

Por, duke mos e ditur asnjëherë, që një ditë do të njihej si njëri nga këpucëtarët më të vjetër të vendit.

Bajram Kabashi së bashku me vëllain e tij, e kanë vazhduar traditën të cilën e ka nisur babai i tyre.

Ai ka thënë se në qytetin e Rahovecit janë këpucëtarët e vetëm që kanë vazhduar këtë zanat.

“Bëjmë riparime të këpucëve, të jakneve të lëkurës, ndonjë qante. I kemi të gjitha mjetet e nevojshme për këtë zanat”, tregon Bajram Kabashi.

E veçanta e tij është puna e cila është e tëra punuar me dorë.

“E dua këtë punë sepse më ka hyrë në gjak sepse nga vegjëlia jam marrë me këtë zanat. Dal këtu sa për të humbur kohë, pasi në këtë moshë duhet mu marrë me diçka për të humbur kohën”, tregon më tej Bajram Kabashi.

Edhe pse tash është pothuajse 70 vjet, plaku me mjekër e me duart punëtore nuk mjaftohet asnjëherë nga ky zanat.

Bajram Kabashi ka thënë se gjatë qëndrimit në këtë lokal, nuk lodhet asnjëherë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori