LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se arrestimet e ditës së sotme nuk janë politike.

Bajqinovci thotë se tashmë prokurorët e policët nuk pengohen nga askush për kryerjen e detyrave.

“Edhe kur ministër i Brendshëm ka qenë Agim Veliu është arrestuar Haki Rugova…Prokuroria është ajo që ka qenë por i ka tashmë duart e lira. Policia është e njëjta. Në prokurori nuk kemi bërë vetting, e as drejtorin e policisë nuk e kemi emëruar ne. Atë e ka emëruar Qeveria e Avdullah Hotit…Këta prokurorë sigurisht se i kanë pasur duart e lidhura”, tha ai në RTV Dukagjini.


Bajqinovci thotë se për krimin dhe korrupsionin në Kosovë flasin raporte të shumta ndërkombëtare.

Prokuroria jep detaje për bastisjet në tri komuna lidhur me ndërtimet pa leje
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për bastisjet në tri komuna lidhur me ndërtimet pa leje

“Unë atë prokurore [në Pejë] që doli sot nuk e njoh. Por mendoj se ata tashmë i kanë duart e lira për të vepruar, dhe nuk do të ndalen”, tha Bajqinovci.

Duke folur për helmimet, Bajqinovci ka thënë se vet numri i madh i të helmuarve në Deçan, tregon se gjendja atje është mjaft shqetësuese.

Bajqinovci thotë se ndër vite nga institucionet e sigurisë është konstatuar se infrastruktura kritike në Kosovë është e cenueshme.

Muhaxheri: Zyrtarët e arrestuar sot në Komunën e Pejës janë të pafajshëm
Lexo po ashtu Muhaxheri: Zyrtarët e arrestuar sot në Komunën e Pejës janë të pafajshëm

“Në infrastrukturën kritike bëjnë pjesë digat, ujësjellësit, KEK-u, Aeroporti, ndërtesat e qeverisë, presidenca etj. Ka pasur raste kur në aeroport janë futur njerëz me armë, madje deri në aeroplan. Po ashtu në të kaluarën është testuar edhe futja e armëve në kryeministri, dhe aty siguria ka dështuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i shumicës parlamentare thotë se pas daljes së rezultateve përfundimtare, dikush duhet të japë përgjegjësi për ngjarjet në Deçan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori