Baily përshëndetet me stafin e ambasadës, në mars lëshon Shkupin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jess Baily nëpërmjet një postimi në "Twitter" njoftoi se do të lëshoj Shkupin në fillim të muajit mars.
"Sot, unë njoftova stafin e Ambasadës së ShBA-së se do të largohem nga Shkupi në fillim të marsit dhe së shpejti do të largohem nga Departamenti Shtetëror pas 34 vjetësh. Ishte nder i madh të punoj me një ekip të shkëlqyer për secilën ditë gjatë katër viteve të fundit", shkruan ambasadori Baily në "Twitter", njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, ambasadorja e re pritet të jetë Kate Marie Byrnes që vjen pas nominimit nga ana e presidentit Donald Trup./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































