Baily: Çfarëdo sugjerimi se SHBA-të kanë dashur të udhëheqin me ndonjë vendim gjyqësor është gënjeshtër

Çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara kanë dashur të udhëheqin me ndonjë vendim gjyqësore është një gënjeshtër, thotë mes tjerash ambasadori amerikan Jess Baily në një letër që ai e dërgoi deri tek kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1, Ivan Xholev, përcjell Telegrafi Maqedoni..
Në letër, e cila ka datën e 18 dhjetorit, Baily u kërkon gjykatësve të mos e përmendin Ambasadën e SHBA-ve për përgjegjëse për vendimet që ata marrin për paraburgim dhe gjykime.
“Gjatë javëve të fundit, kolegëve të mi dhe mua, na është thënë në disa raste se gjykatësit i kanë nënshkruar vendimet gjatë miratimit lëndëve gjyqësore, hetime dhe paraburgime nën “udhëzime nga amerikanët”. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Shtetet e Bashkuara mbështesin dhe mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit në Maqedoni. Ne besojmë që gjyqtarët duhet të marrin vendime në bazë të ligjeve në fuqi dhe dëshmive të lejuara, dhe jo në bazë të vlerësimeve politike apo ndërhyrjeve nga ndonjë person politik apo qeveritar. Ky është mesazhi ynë i qëndrueshëm, publikisht dhe privatisht”, shkruan ai në letër.
Baily thekson se programet e SHBA-ve për trajnim dhe mentorimit janë hartuar për të çuar përpara aftësitë profesionale dhe elasticitetin e gjyqtarëve të Maqedoni në mënyrë që të jenë në gjendje të përballojnë presionin e jashtëm dhe të marrin vendime të pavarura dhe të qëndrueshme. Ai thekson se çdo sugjerim që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të menaxhojnë në ndonjë vendim gjyqësore është gënjeshtër.
“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga thashethemet e vazhdueshme të tilla të rreme, duke pasur parasysh përkushtimin tonë ndaj një gjyqësori të pavarur. Për të ndihmuar në ekspozimin e këtyre pretendimeve të rreme, Ju lutem të ndani përmbajtjen e kësaj letre me gjyqtarët e tjerë në mënyrë që të sigurohen që pozicioni ynë është dhe do të mbetet i njëjtë, domethënë ato janë të pavarura në zbatimin e ligjit, dhe se asgjë, përveç fakteve dhe ligjit nuk duhet të ndikojnë në vendimet e tyre”, thuhet në letrën e Baily drejtuar Xolevit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë