LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Veseli politikan i dobët, Mustafa e keqja e vendit

Bahtiri: Veseli politikan i dobët, Mustafa e keqja e vendit

Agim Bahtiri, nënkryetari i AKR-së, ka thënë se Isa Mustafa është “e keqja e këtij vendi” pasi sipas tij ai ka zvarritur proceset politike, kurse Kadri Veselin e cilësoi politikan të dobët.

Bahtiri gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që përkundër takimeve që ka pasur me Mustafën ai ka dashur që qëllimisht të zvarritë proceset politike në vend.


“Mustafa është e keqja e këtij vendi pasi ia kemi dhënë mundësitë që ai të bëjë një qeverisje tjetër”.

” Jemi takuar disa herë, i kam kërkuar Mustafës të lëvizë përpara dhe të ndryshojë qeverisjen”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa për liderin e PDK-së, Bahtiri ka thënë se “Kadri Veseli është politikan jo i mirë”.

“Ai e solli partinë në këtë situatë. Veseli e ka barazuar PDK-në me AKR-në që i ka vetëm katër deputetë”, tha Bahtiri.


Bahtiri: E keqja e këtij vendi është PDK-ja

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka shpjeguar deklaratën e tij se “më përpara shkon në tabut, sesa me PDK-në” duke thënë se ende mendon ashtu.

“Shumë është e vërtetë, Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe sot kundër të keqes, dhe e keqja e këtij vendi është PDK-ja. Unë nuk do t’i ndali kritikat kundër atyre që janë keqpërdorues të pares publike”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

Bahtiri “del nga tabuti”, ia uron marrëveshjen Veselit

Ai ka këmbëngulur se nuk ka shkuar në koalicion me PDK-në, por me Ramush Haradinajn.

“Nuk jam shku me PDK-në por me burrin që është taman burrë të cilin e kam mik”, ka thënë Bahtiri.

Por Bahtiri thotë se ndjehet shumë mirë dhe nuk ka asnjë siklet.

“Nuk jam në asnjë siklet, ndihem jashtëzakonisht mirë, kurrë më mirë nuk jam ndier, edhe pas të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur dhe atyre që do të ndodhin”.

Bahtiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës e ka arsyetuar marrëveshjen me PAN-in si një hap që duhej të bëhej.

Por ai ka fajësuar për një gjë të tillë Isa Mustafëm.

“Unë nuk them që është bërë mirë, është bërë më e mira e mundshme, ne edhe personalisht unë, kam rezistuar që të mos ndodhë kjo. Ndodhi sepse partneri ynë, e fajësojë Isa Mustafën, sepse ia kemi dhënë të gjitha mundësitë që të lëvizë pëprara, për të çuar PDK-në në opozitë”.

“Nuk kemi gjetur mundësi për të dalë nga kjo situatë, asnjë mundësi nuk na është dhënë që do të dalim nga kjo krizë, kam shteruar  bisedat me secilin lider”.

“Kam falënderuar Kadri Veseli që i tha në Kuvend Albin Kurtit në Kuvend bëj 61 vota, e kam thirr zotëri Kurtin dhe i kam thënë ec përpara, kam biseduar edhe me të tjerët”.

Por Bahtiri që ka fajësuar të parin e LDK-së, nuk e ka bërë me faj, Albin Kurtin.

“Albin Kurti është më sa paku i fajshëm këtu sepse Albin Kurti ka qëndrimet e veta. Ne kemi mundur të përkrahim Albin Kurtin për kryeministër dhe kjo nuk ndodhi, faji është kryesisht i Isa Mustafës”, tha ai.

Bahtiri, ka theksuar se ka pasur takim me përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës, të cilët sipas tij, kanë kërkuar që partia e tij të bëjë zhbllokimin e institucioneve.

Thotë se në takimin me Ramush Haradinaj, i ka premtuar se do të angazhohet që nesër do ta ta lulëzoj këtë gjigant.

“Ata rrezikojnë të mbesin pa paga, nëse nuk formohet Qeveria e re. Ata ma kërkuar këtë nder dhe unë nuk mund t’i kthej prapa”, ka shtuar Bahtiri.

Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj, do të jetë më e mira prej se ka pasur vendi një të tillë./Telegrafi/