Pas dy humbjeve në turneun kualifikues, ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar dhe ka humbur shansin për t’u kualifikuar në turneun IEM Brazil.

Në ndeshjen e parë Bad News Eagles pësuan humbje nga ekipi francez HEET me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, dhe kaluan në ‘Lower Bracket’.


Ndeshjen e dytë e zhvilluan ndaj ekipit ENCE me renditje në vendin e 17 –të në botë, nga të cilët u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me këto dy humbje, gara për Bad News Eagles ka përfunduar në turneun kualifikues për IEM Brazil.

Për momentin ekipi shqiptar renditet në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe është duke garuar në ngjarje të shumta ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app