LAJMI I FUNDIT:

Babai i Stresit tregon pse reperi ‘zgjodhi burgun’ dhe jo të ankohet

Babai i Stresit tregon pse reperi ‘zgjodhi burgun’ dhe jo të ankohet

Ditën e djeshme për Stresin ishte paracaktuar të zhvillohej seanca për shqyrtimin e ankimimit në Gjykatën e Apelit në orën 09:45.

Mirëpo, avokati i tij, Marash Ibraj, hoqi dorë nga kërkesa për lirim. Ai dha pak detaje.

Ai tha se Lushaj nuk besonte te drejtësia. Stresi u arrestua më 17 tetor. Ai u arrestua për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.


https://www.instagram.com/p/BorYQiNHbNL/?taken-by=stresi

Babai i Stresit, Sali Lushaj, thotë në një postim në “Facebook” se tërheqja nga ankimimi në Apel i masës së sigurisë ka ardhur pasi gjyqtarja e çështjes është “gjyqtare e devotshme dhe e zellshme e partisë në pushtet”.

“E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë. Duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit”, shkruan ai më tej.

Stresi i habiti të gjithë me vendimin: Dua të rri në burg, nuk besoj te drejtësia!
Lexo po ashtu Stresi i habiti të gjithë me vendimin: Dua të rri në burg, nuk besoj te drejtësia!

“Gjyqtare e Apelit është Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin e së hënës. Një familje persekutorësh nuk mund të gjykojë një të persekutuar. Pinjolle e një familje persekutorësh, nën urdhrat e partisë në pushtet”, u shpreh dje Lushaj për gazetën “Panorama”.

Ndërsa ai shtoi se djali i tij, me shumë gjasë, as këtë herë nuk do të fitojë drejtësi. Ai do të përfaqësohet në seancën e masës së sigurisë nga avokati.

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Kalo në kategori