LAJMI I FUNDIT:

Babai mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10 vjeçare, ngritët aktakuzë ndaj tij

Babai mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10 vjeçare, ngritët aktakuzë ndaj tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars 2019, për shkak se mbajti të lidhur me zinxhirë, vajzën e tij 10 vjeçare.

Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zinxhirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.

I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.


Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Privim i kundërligjshëm i lirisë’’ nga neni 196 paragrafi 2 pika 2.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori