LAJMI I FUNDIT:

Babai i Kompanys zbulon prapaskenat: Ai refuzoi dy skuadra nga Liga Premier për Bayernin

Babai i Kompanys zbulon prapaskenat: Ai refuzoi dy skuadra nga Liga Premier për Bayernin

Vincent Kompany është emëruar trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich dhe për shumë kë kjo ishte një befasi e madhe.

Trajneri belg ra nga Liga Premier me skuadrën e tij Burnley dhe të shkosh për ta udhëhequr një nga skuadrat më të mëdha në botë është vërtetë befasi.

Por babai i ish-qendërmbrojtësit belg nuk është befasuar aspak nga kjo zgjedhje e Bayernit.


Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre
Lexo po ashtu Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre

Pierre Kompany, që është një politikan në Belgjikë ka thënë se ai nuk u befasua nga vendimi i Bayernit, pasi djali i tij ka refuzuar Chelsean dhe Brightonin që e donin gjithashtu.

“Ishte një befasi për të gjithë botën. Epo, për mua nuk ishte. Nëse shikoni se cilat skuadra tashmë kanë kontaktuar : vitin e kaluar ishin  Tottenham dhe Chelsea, tani  Brighton ka treguar interes dhe Chelsea përsëri. Por kur Bayerni, një klub që është aq mirë i strukturuar në të gjitha nivelet, troket, nuk mund ta refuzosh”, tha Pierre Kompany për La Dernière Heure/Les Sports.

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit
Lexo po ashtu Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Pas largimit të Thomas Tuchel, Bayerni ishte refuzuar nga disa trajnerë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick.

“Tek Bayern ata nuk e shikonin verbërisht rënien nga Liga Premier. Ata e dinë se Burnley duhet të kishte marrë më shumë pikë. Ata menduan se ishte e drejtë që Vincent nuk hoqi dorë nga loja dhe vizioni i tij”, tha Pierre Kompany. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori