LAJMI I FUNDIT:

Babai i dy fëmijëve në Berat i jep fund jetës pasi piu helm para gjumit

Babai i dy fëmijëve në Berat i jep fund jetës pasi piu helm para gjumit

I jep fund jetës babai i dy fëmijëve, pasi konsumoi një sasi të madhe helmi.

Një 51-vjeçar nga lagjja “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Mesa duket Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij.

Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar “fotoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte aspak, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekspertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

Familjarët thonë se, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Ata kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin, që nuk hapej me askënd për problemet e tij familjare.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori