Të mërkurën do të fillojë procesi gjyqësor për rastin e Almir Aliut i cili vdiq si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale midis tij dhe familjarëve të vogëlushit të ndjerë. Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Ndonëse seanca është caktuar, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale psikike gjatë kryerjes së aktit. Babai 4 vjeçarit u ka bërë thirrje autoriteteve që vrasësi i djalit të tij të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm.
“Në qoftë se merret ndonjë vendim, dënim me vite atëherë edhe ato vite kalojnë shumë shpejtë dhe se ai përsëri do del nga burgu dhe se rasti që ma ka ndodhur mua mund ti ndodhë ndokujt tjetër, mund ti shtyp 1, 2, 3 fëmijë e kështu me radhë, për atë ne presim që ai të dënohet me burg të përjetshëm, e mos të jetë i lirë, mos ti ndodhë ndokujt tjetër pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedonas”, deklaroi për Alsat-M Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.
Seancës gjyqësore do ti paraprijë një protestë, e organizuar nga OJQ “ Zani “ nga Kumanova. Kjo organizatë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Kumanova dhe jo vetëm që të protestojnë përpara Gjykatës Themelore. Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliq, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe babain e Almirit, Sedat Aliun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi