Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se si rezultat i mos zbatimit të ligjeve, punëtorët e sektorit privat po lëshojnë vendet e tyre të punës dhe po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë Kosovës.
Në një konferencë për media, Azemi ka thënë punëtorët e sektorit privat janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, që sipas tij, nuk po realizon asnjë nga premtimet e bëra lidhur me këtë kategori.
“Si rezultat i mos-zbatimit të ligjit dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë në raport punëtor dhe punëdhënës, ju vetëm jeni të njoftuar që një pjesë bukur e madhe e punëtorëve të sektorit privat janë duke lënë vendet e tyre të punës dhe janë duke marrë orientimin e padëshiruar dhe po shkojnë në mërgim. Megjithatë kemi një pjesë bukur të madhe të punëtorëve që po i lirojnë vendet e tyre të punës meqë nuk ja vlen barra qiranë sepse shpenzimet të cilat i bënë gjatë shkuarjes në punë dhe kthimit nuk ia vlen, kështu që nga vet deklarimi i pronarëve të kompanive tani kemi informacione se disa kompani veç kanë filluar të mbyllen në mungesë të punëtorëve”, ka thënë Azemi.
Ai ka thënë se punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur dhe zhgënjyer me Qeverinë Kurti, derisa kërkoi që punëtorët teknikë të stimulohen me shtesë për shkak të pandemisë COVID-19.
“Jemi tepër të zhgënjyer me bashkëpunimin, nuk kemi dialog të mirëfilltë dhe në fakt mund të themi që lëvizjet e Qeverisë së Kosovës në raport me punëtorët e sektorit privat deri më tani janë zero. Paramendojeni që për pesë muaj ditë, paga minimale nuk e lëkundi as për një cent. Kemi edhe një kërkesë, që ta kenë parasysh, tani pandemia ka marrë një hov të madh, mendoj që edhe mjekëve, edhe punëtorëve teknikë dhe të arsimit duhet t’u bëhet një stimulim shtesë por krahas atyre, patjetër duhet të kenë stimulimin shtesë edhe punëtorët teknikë, edhe punëtorët e spitaleve, edhe shkollave”, ka shtuar ai.
Azemi i ka kujtuar kryeministri Albin Kurti premtimet e tij lidhur me punëtorët e sektorit privat, për të cilat ka thënë se nuk janë as afër të realizohen.
“Ka premtuar që paga minimale të jetë 350 euro dhe në fakt ajo as që po bisedohet për të, ka premtuar punëtorët e sektorit privat që do të bëjmë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe marrëveshje kolektive nuk ka dhe as që po bisedohet për të. Ka premtuar rritjen e numrit të inspektorëve të punës dhe nuk e ka bërë dhe as që është duke e bërë, as që po bisedohet për të. Pagesa për humbjen e vendeve të punës gjatë pandemisë sot në fakt është shuar dhe nuk ekziston kurrkund. Dialogu që gjithherë është trumbetuar se kjo qeveri do të jetë afër sektorëve të punëtorit privat dhe të tjerë, unë u bëj me dije sepse Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit privat që nga ardhja në pushtet e deri më tani jo që i ka ndihmuar por përndryshe e ka sanksionuar”, ka përfunduar Azemi. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025