Ish-zëvendëskryesues i Kuvendit në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, duke folur për zgjedhjet në veri që priten të mbahen më 23 prill, ka thënë se pjesëmarrja mund të jetë shumë e vogël, dhe sipas tij, pritet të jetë prej 3 deri në 9 për qind.
“Është mirë që t’u jepet kohë, pasi zgjedhjet do të prodhojnë efekt juridik, por legjitimiteti i zgjedhjeve do të kontestohet, sepse dalja do të jetë tepër e vogël. Ka gjasa që këto zgjedhje të jenë një dalje nga 3 deri në 9 për qind. Sepse kjo është edhe numri i pjesëmarrjeve nga komuniteti shqiptar nga vitet e kaluara”, ka thënë ai.
Azemi ka thënë për RTV Dukagjini se është e qartë se vetë fakti që serbët kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, çdo situatë do ta shfrytëzojnë për mos mbajtjen e tyre.
“Tendenca për të pamundësuar zgjedhjet është e qartë që vetë fakti që serbët kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, ata do të përdorin çdo situatë në shërbim të kësaj çështjeje”, ka thënë ai.
“Në kemi nxjerrë analiza se çka mund të ndodhë ditët në vijim, por siç duket ky skenar për destabilizimin e veriut po vazhdon edhe tash. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve, por është e qartë se nëse zgjedhjet mbahen vetëm në pikat ku janë komuniteti jo serb do të thotë shumicë, atëherë nënkupton që këto zgjidhej do të marrin një numër shumë të vogël, të mos themi se mund të jetë edhe shifror i votuesve, sepse do të pamundësohet që serbët të cilët do të dëshironin të marrin pjesë, sepse ato vendvotime siç po shihet, nuk ka kushte ose mundësi në terren të hapen”, ka deklaruar tutje ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se në veri nuk lexohen mediat e Prishtinës, shumica sipas tij, lexojnë mediat që funksionojnë në dirigjimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e që në to “titujt janë se si shqiptarët po pretendojnë të marrin komunat, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre shqiptar se si policia po i sulmon ata”.
“Në një formë kemi një viktimizim të tërësishëm të këtyre komunave dhe një atmosferë që është krijuar kundër pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Do të thotë, edhe pse Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbajë këto zgjedhje, mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i tyre”, është shprehur Azemi.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet ta marrin një vendim që duhet të jetë më pak i dëmshëm në interes të Republikës së Kosovës, dhe ka shtuar se vendim të padëmshëm nuk ka.
“Të mos harrojmë që është një situatë tejet e tensionuar edhe në opinion, edhe në media, por edhe te qytetarët si serbë ashtu edhe shqiptarë, ekziston një dozë e madhe e frikës se çfarë do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në këto rrethana institucionet e Kosovës duhet të shohin dhe të marrin vendime të arsyeshme, duhet të reflektojnë në përputhje me situatën e krijuar tash e disa ditë”, tha Azemi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë