Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se askush më në Kosovë nuk punon me pagë nën 350 euro.
Azemi në “Debat Plus” duke folur për Ligjin e Pagave thotë se Kurti duhet të fillojë të lëvizë me ngritjen e pagës minimale dhe se sipas tij nuk presin mrekulli qysh menjëherë.
“Nëse kryeministri gjatë fushatës zgjedhore ka premtua që paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro, unë e kam obligim të kërkojë atë që e ka thënë. Asnjë kërkesë e jona nuk është jashtë asaj që ka premtuar kryeministri gjatë fushatës zgjedhore. Unë e di që ai në ditën e parë nuk mund ta bëjë pagën minimale 350 euro, por të fillojë hap pas hapi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Azemi më tej thotë se vetëm në ato pjesë të sektorit privat ku ka dorë Qeveria ka paga 170 e 200 euro.
“Në çdo sektorë tjetër ka paga 350 e tutje. Por nuk e ka bërë Qeveria këtë. E ka bërë presioni sindikal dhe mungesa e fuqisë punëtore. Nuk është meritë e Qeverisë nëse paga në sektorin privat është 350 euro. Është meritë e kërkesës dhe ofertës që është në treg”.
Kryesindikalisti i sektorit privat thotë se nuk mund të flitet më për 250 euro pagë.
“Kurti ka premtuar një pagë minimale 250 euro. Atë pagë le ta mban për vete se ajo më nuk pi ujë. E keni parë edhe në konkurse që paga më e vogël është 350 euro…Kjo qeveri ndoshta ka më pak hise, por edhe qeveritë paraprake nuk kanë bërë pothuajse asgjë për sektorin privat”, tha ndër të tjera Jusuf Azemi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë