Kosova është tronditur me rrethanat e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, një javë më parë.
Pavarësisht se policia i ka arrestuar dy personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në rrahjen brutale të Lulzimit dhe se institucionet e drejtësisë po e bëjnë punën e tyre, sot imami i një xhamie në Podujevë, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se familja e viktimës i ka dhënë një muaj ditë besë familjes së dorasit.
Kjo ka bërë që në publik të ngjallen shumë reagime për sa i përket futjes së besës në çështje të tilla, pasi nga shumë është cilësuar si zakon kanunor dhe si diçka jo e përshtatshme për botën në shekullin XXI.
Në lidhje me këtë ka folur imami i cili edhe e dha lajmin se familja e Lulzimit i dha një muaj ditë besë familjes së dorasit, duke thënë se kjo “është detyrë e një hoxhe”.
“Sa i përket kësaj çështjeje, jo që është në rregull, por është detyrë e një hoxhe për të ndërhyrë në situata të tilla, për të ulë tensione dhe për të parandaluar të keqen. E kemi detyrë kombëtare dhe detyrë kuranore, si hoxhë, si imam për të ulë tensione”, tha Jashari për Klan Kosova.
Hoxha Jashari tha se familja e dorasit, në traditën shqiptare i ka një gjak borxh familjes së Lulzimit, por se insistoi se në këtë çështje s’kanë ndërhyrë me Kanun.
“Ne këtu nuk kemi hyrë me Kanun, por te ne shqiptarët një shuplakë me ia dhënë dikujt, duhet me ndërhy. Përderisa në traditën shqiptare kërkohet besa, dhe nëse nuk ke besë e del, kush garanton që nuk të ndodhë diçka kur të del”.
“Mendoj që në këto situata, është jashtëzakonisht e mirë ndërhyrja e njerëzve që mundohen ta parandalojnë hakmarrjen”, tha ai.
Kurse, mendim krejt të kundër në lidhje me këtë çështje pati avokati Arianit Koci, i cili ndërhyrjen e hoxhës dhe futjen e besës në këtë situatë e cilësoi si primitivizëm.
Madje, sipas Kocit, pas deklarimit të imamit, policia duhet të aktivizohet sipas përgjegjësive të veta.
“Kjo është primitivizëm. Absolutisht jo (nuk duhet të përzihet hoxha), ai ka përgjegjësi ndaj xhematit por s’i takon askujt ta përmend çështjen e Besës. Besoj që pas këtyre deklarimeve, policia duhet të aktivizohet. Ata i dinë përgjegjësitë e veta”, tha Koci.
Koci tha se “ky mentalitet primitiv” nuk po e lë të zhvillohet Kosovën dhe po bën që njerëzit ta lëshojnë vendin.
Axha i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, i cili tha se “besë ka vetëm familja Kadriu, ndërsa familja Avdullahu nuk e ka asnjë minutë besë prej meje”.
“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë nuk ka besë prej meje”, tha ai.
Shkaku që e ka shtyrë për t’i dhënë një muaj ditë besë familjes Kadriu, sipas Fejzullahut është tërheqja e fëmijëve të dy familjeve nga shkolla.
Ndërsa sa i përket besimit në institucionet e drejtësisë, Fejzullahu tha se “këtë punë ia kam lënë Zotit dhe drejtësisë”.
Përfaqësuesi ligjor i Rrahim Fejzullahut, avokati Tomë Gashi, i pyetur se pse është futur besa në këtë çështje, përderisa lënda është në proces gjyqësor, është shprehur se “unë nuk e di. Unë jam vetëm avokat i familjes”, tha ai për Klan Kosova.
Deri më tani, dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin. Ata dyshohet se e rrahën Lulzimin rëndë, dhe si pasojë e lëndimeve, viktima vdiq gjashtë ditë më pas derisa po trajtohej në QKUK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare