LAJMI I FUNDIT:

Avramopoulos vlerëson lart progresin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Avramopoulos vlerëson lart progresin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Isa Mustafa, on the left, and Dimitris Avramopoulos
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot në Bruksel komisionerin për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me të cilin diskutuan gjerësisht të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit,  Avramopoulos  vlerësoi lartë progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioneri Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij dhe të Komisionit Evropian në këtë proces, për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë që të ndihmoj këto institucione në procesin e demarkacionit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa do të zhvilloj takim me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, për të kërkuar përkrahjen e tyre në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe avancimin e proceseve të tjera eurointegruese të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori