LAJMI I FUNDIT:

Avokatja për gruan e cila u kthye nga Siria: Ajo kishte tentuar të kthehet disa herë në Kosovë

Avokatja për gruan e cila u kthye nga Siria: Ajo kishte tentuar të kthehet disa herë në Kosovë

Avokatja Fortesa Mehmeti, e cila mbron një prej grave të kthyera nga Siria, ka thënë se e mbrojtura ka qenë e mashtruar nga burri i saj, dhe si pasojë e rrethanave të luftës nuk ka mundur të kthehet nga atje, ani pse kishte vullnet për t’u kthyer.

Pas seancës dëgjimore, Mehmeti tha se ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Mehmeti u tha gazetarëve se klientja e saj e ka mbajtur sot seancën e parë dëgjimore.

Ajo bëri të dikur se ka kërkuar që ndaj saj të caktohet masë më e butë, e jo arrest shtëpiak.

“Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, ajo ka qenë si gjitha të tjerat, në një farë forme mendoj që ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shkuar atje, mirëpo rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm nuk ka mundur të kthehet më, shyqyr Zotit tash gëzon lirinë, shohim tutje çfarë do të vendosin organet e rendit”, tha ajo.

Ajo tha se klientja e saj ka tentuar të kthehet edhe më herët, por ka qenë e pamundur. Ndërkohë tha se burri të dyshuarës mendohet të jetë i zhdukur, apo i vrarë.

Mehmeti bëri të ditur se ka kërkuar që ndaj të mbrojturës të caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor.

Gratë, që ishin në pesën e 110 kosovarëve që shteti i Kosovës i ka kthyer në vend javën që shkoi, dyshohet të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje dhe organizim në grupin terrorist./Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori