Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W. Kehoe ka kërkuar udhëzime nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, lidhur me hapat që duhet ndjekur rreth kërkesës për lirim të përkohshëm të Thaçit dhe të tjerëve.
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Kehoe ka thënë se duket që ka ende shumë kohë deri në fillimin e gjykimit, andaj ka kërkuar udhëzime se cilat rrugë duhet ndjekur për të proceduar çështjen e lirimit me kusht.
Ai ka theksuar se tashmë ka një përgjigje nga Policia e Kosovës, e cila është në proces të përkthimit.
“Do të doja t’u kërkoja juve se çfarë rruge duhet të ndjekim ne sa i takon kërkimit të lirimit të përkohshëm. Kemi një përgjigje nga policia që është në proces përkthimi, kemi një proces të tillë që ju e dini deri në çfarë pike ka shkuar, kështu që duam të kërkojmë mendimin tuaj se çfarë rruge të ndjekim ne për të kërkuar për lirimin e përkohshëm të tyre, sepse duket që ka goxha kohë derisa të fillojë procesi i gjykimit”, ka thënë mbrojtja e Thaçit, transmeton KP.
Por, gjyqtari Guillou ka thënë se një çështje të tillë ai mund ta parashtrojmë me shkrim meqë konferenca e sotme nuk e ka në rend dite një diskutim të tillë.
Në pjesën e dytë të konferencës cila është mbajtur në Dhomat e Specializuara në Hagë, palët kanë diskutuar për nxjerrjen e materialit shfajësues për çka mbrojtja ka thënë se një pjesë e këtij materiali nuk u është dorëzuar.
Avokati Gregory w. Kehoe ka kërkuar nga gjykata që të pyesë prokurorinë nëse ka nxjerrë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve të cilët i ka marrë.
“Këta katër burra janë në burg dhe analiza në bazë të rregullës 103 vazhdon ne kemi informacion se informacioni shfajësues është dhënë që më parë dhe ne nuk e kemi parë, nuk i kemi parë këto dokumente, dhe duhet të ketë një arsye pse ka ndodhur kjo”, ka thënë avokati i Thaçit.
Sipas tij, informacione të tilla janë dhënë disa vjet më parë por nuk janë bërë të ditura për mbrojtjen.
Edhe sipas avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shumë njerëz që kanë dhënë deklaratat shfajësuese por ato nuk janë nxjerrë asnjëherë.
“Di që ka shumë njerëz që kanë dhënë deklarata shfajësuese prokurorisë përmes mjeteve të ndryshme që janë qartësisht dhe në mënyrë të padiskutuar shfajësuese dhe nuk na janë nxjerr ndonjëherë”, ka thënë Emmerson.
E prokurorja Claire Laëson ka thënë se nuk mund të jap ndonjë konfirmim sepse shqyrtimi shfajësues nuk ka përfunduar dhe sipas saj puna në këtë drejtim është duke vazhduar.
Ajo ka thënë se në javën tjetër pritet të nxjerrën paketa të tjera dhe sipas saj nuk ka kërkesa për masa mbrojtëse.
Ndërsa lidhur me rrjedhën e hetimeve, avokatët kanë deklaruar që ZPS duhet t’u dorëzojë materialin ën tërësi në mënyrë që ata të mund të përgatiten me hetime.
Sipas tyre, 70% të dokumenteve ZPS u ka dhënë vetëm nga konferenca e fundit.
Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të mbahet më 15 dhjetor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Thaçi dhe të tjerët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë nga nëntori i vitit 2020./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk