Avokati i Popullit bën të ditur se ky institucion është penguar në punën që bën nga një person zyrtar në stacionin policor Qendër, ku mbrëmë ka patur shumë protestues të paraburgosur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Popullit është i habitur nga ky veprim, duke marrë parasysh se pas njoftimit për të paraburgosur, një ekip i këtij institucioni vizitoi stacionin policor të lartë përmendur, duke u bërë thirrje kështu, organeve përgjegjëse dhe personat zyrtarë që të rrespektojnë ligjet dhe të mos e pengojnë punën e Avokatit të Popullit.


Gjatë qëndrimit në stacionin policor Qendër, ekipi i Avokatit të Popullit bën të ditur se gjatë procedurace të marrjes në pyetje të të ndaluarve, janë respektuar të gjitha procedurat.

Avokati i Popullit thotë se është shqetësues pengimi i gazetarëve për të kryer punën e tyre, gjatë protestave të mbrëmshme, ku u përdor edhe dhunë, duke bërë të ditur se do të vazhdojnë të përcjellin situatën, pasi që janë paralajmëruar protesta tjera./Telegrafi/