Avokati, Skender Musa ka thënë se mënyra tinëzare e kidnapimit të policëve të Kosovës nuk do duhej të ndodhte nga Serbia edhe nëse këta policë do të ishin brenda territorit të Serbisë.
Në RTV Dukagjini, Musa ka thënë se është e natyrshme që në pika kufitare të hasen policë të vendeve fqinje dhe se në vendet demokratike nuk ndodhë të arrestohen policët nëse kalojnë pikën kufitare.
“Është e natyrshme që në pika kufitare të hasen policë të vendeve fqinje, në vendet demokratike nuk ndodh të arrestohen. Ata nuk do duhej të arrestoheshin edhe nëse do të ishin në territor, nuk do duhej të ndodhte kjo mënyrë tinëzare e kidnapimit. Edhe ne mundemi ta bëjmë atë, kjo nuk paraqet asnjë lloj force të Serbisë, sa i përket drejtësisë, asnjëherë nuk janë treguar të drejtë”, ka thënë Musa.
Sipas tij, ky akt tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe se mënyra e tillë e kidnapimit të tyre ka qenë jashtëzakonisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare por edhe në kundërshtim me ligjet që i aplikon Serbia.
“Shkelje flagrante e drejtës ndërkombëtare dhe e paprecedentë në vende demokratike dhe në vende evropiane, Serbia është vend jodemokratik dhe këtë duhet ta shohë BE-ja”, ka vijuar Musa.
Ndërsa në lidhje me fshehjen e gjendjes së policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, avokati ka thënë se moslejimi i vizitave nga ana e familjes është në kundërshtim me konventat dhe shkelje e drejtave dhe lirive të njeriut.
“Në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, gjithë qytetarët e Kosovës që arrestohen nga ana e qytetarëve të Serbisë, çdo përfaqësues diplomatik ka të drejtë të vizitojë dhe në bazë të konventave ndërkombëtare duhet tu ofrohen qasje për qytetarët e saj. Është në kundërshtim me konventat dhe shkelje e drejtave dhe lirive të njeriut, moslejimi i vizitave edhe nga ana e familjes. Serbia ligjet i ka pothuajse të derivuara nga federata jugosllave, qytetarët kanë të drejtë të vizitojnë disa herë në javë të arrestuarit, trajtimi duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë”.
Sipas tij, fakti që fshehet mënyra e trajtimit të tyre lë të dyshohet se janë maltretuar nga ana e njësisë speciale ani pse siç thotë ai në fazat e paraburgimit informacionet janë shumë të pakta.
Ai ka thënë se policët mund të lirohen nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion te Serbia sikurse për gjëra minimale te Kosova.
“Fakti që fshehet mënyra e trajtimit lë të dyshohet se janë maltretuar nga ana e njësisë speciale, megjithatë në fazat e paraburgimit informacionet janë shumë të pakta. Ata mund të lirohen nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion edhe te Serbia sikur po bën te Kosova për gjëra minimale, megjithatë Serbia nuk është shtet demokratik”.
Ndryshe, më 14 qershor tre zyrtarë policorë të Kosovës janë kidnapuar nga Serbia teksa ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët