LAJMI I FUNDIT:

Aventura e Ajetit te Torino filloi në mënyrën më të keqe të mundshme

Aventura e Ajetit te Torino filloi në mënyrën më të keqe të mundshme

Fati i keq përndjek Arlind Ajetin në startin e aventurës së tij me Torinon.

Pasi humbi debutimin e skuadrës në Serinë A në sfidën ndaj Milanit, ku nuk ishte as në stolin e rezervave, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një dëmtim në stërvitje, që në dukje ishte mjaft i rëndë.

Klubi njoftoi se 22-vjeçari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të “granatave”, Sisport. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, transmeton KlanKosova.


UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar
Lexo po ashtu UEFA publikon listën e lojtarëve që shpërthyen në Euro 2016, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëlluese pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësuese nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i vendosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha.

Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrolleve të specializuara, për të kuptuar në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do ti nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm, në tentativën që të sigurojë një fanellë titullari në radhët e Torinos.

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori