Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin gjerman të Goal.
Anësori fantastik i cili është një prej figurave kryesore ofensive të ekipit përfaqësues të Kosovës ka folur për Kosovën në intervistën e fundit të tij për Goal, edicioni gjerman.
Ai pranoi se është rritur në një mjedis gjerman dhe luajti për përfaqësuesen e Gjermanisë (grupmoshat e reja), por se tash ndihet shumë krenar që luan për Kosovën.
“Unë dhe motra ime jemi rritur me dy gjuhë, për këtë arsye i njohim të dy kulturat. Prindërit e mi kanë ardhur si të rinj në Gjermani dhe nuk e kanë zotëruar mirë gjermanishten, por kanë dhënë gjithçka që unë shpejt të integrohem. Edhe pse kam luajtur në rini për përfaqësuesen e Gjermanisë, unë identifikohem plotësisht me Kosovën dhe më bën pafund krenar që përfaqësoj këtë vend”, u shpreh Avdijaj.
Ai pranoi se kushtet për futboll në Kosovë janë të këqija, aq shumë sa që ka pasur raste në stërvitje me kombëtaren ka pasur edhe lopë në prani të fushës.
“Besar Halimi ka më shumë kohë dhe është më kompetent për të folur për historitë e çmendura (qesh). Se lopët pëlqejnë të hanë barin e fushave të stërvitjeve, këtë mund ta konfirmoj (qesh). Për shkak se shumica e fushave janë në gjendje të keqe, ne udhëtojmë nga dy orë deri në fushën më të mirë për të stërvitur. Kur kam shkuar për herë të parë jam shokuar, sepse edhe vendi më i mirë i mundshëm ishte i tmerrshëm”, theksoi ylli i Kosovës.
Avdijaj më pas foli edhe për domethënien që ka futbolli në Kosovë, ku përmendi faktin se varfëria është e madhe në vendin tonë, teksa vlerësoi lart dashurinë për këtë sport.
“Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë bonjakë dhe njerëz me aftësi të veçanta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare”.
“Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë”, rrëfeu mes tjerash Avdijaj.
Donis Avdijaj ishte i shkëlqyer për Kosovën, sidomos ndaj Maltës, ku ai edhe gjeti golin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze