Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Me gjithë motin e ftohtë që karakterizon këtë stinë në shumë vende të botës, këngëtarja shqiptare ka zgjedhur një vend tropikal për të shijuar pak kohë me diell.


Ajo është duke pushuar në Ishujt Bahamas, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi atraktive në bikini.

avamax 2595695502034266586411951439427705339907982n 1

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, ndërsa vinte në pah linjat e saj trupore.

260452864 1851722391673647 1069434690709778333 n

“Bahama mama”, shkroi këngëtarja e hitit “Sweet but Psycho” në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa pranoi pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

avamax 25994955445687473931747799174685516837968943n

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “The Motto”, në bashkëpunim me DJ-në e famshëm, Tiësto. /Telegrafi/