Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, shquhet për stilin e saj të veçantë në paraqitje.

Së fundmi, artistja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku u shfaq duke pozuar nën ngjyrat kombëtare, bardhë e zi.


Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në një vajzë me flokë të zeza, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë.

avamax 1441316773143971700321562333701896623044800n

Kjo paraqitje e saj që për koiçidencë asiston edhe me ngjyrat e flamurit të shtetit prej nga ka prejardhjen, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.

avamax 14441316736360901064862108676113856494548677n

Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin këtë fillim-vit, u shpreh se dëshiron me patjetër që ta vizitojë vendin e saj për herë të parë.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, është shprehur 26 vjeçarja. /Telegrafi/

avamax 1444349414783912431871807875848824394270462n

avamax 1452326644462804667268825003205990506554656n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 1441828791236166996327812646630988721073448n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 1454395232604907520870201558458994367610450n Foto: Ava Max/Instagram