LAJMI I FUNDIT:

“Autorët hapën zjarr nga makina”, kreu i policisë zbardh dinamikën e atentatit në “Don Bosko”

“Autorët hapën zjarr nga makina”, kreu i policisë zbardh dinamikën e atentatit në “Don Bosko”

Kreu i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat lidhur me atentatin me dy të plagosur në “Don Bosko” tha se policia po heton intensivisht.

Ai tha se ka pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e ngjarjes.

Vocaj tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar shtatë gëzhoja, dyshohet se kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në atentat, të cilët kanë hapur zjarr nga automjeti.


“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë. Është gjetur një automjet i djegur, janë identifikuar targat e automjete që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin. Në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja, nuk është përcaktuar tipi i armës së përdorur dhe brenda automjetit të djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Dy të plagosurit ishin në të njëjtën tavolinë, 22-vjeçari nuk është kamarier, kanë qenë duke pirë kafe, lidhje vetëm shoqërore. Dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e atentatit”, tha Vocaj.

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një atentat të ndodhur të martën në zonën e Don Boskos në Tiranë, në një kafene ngjitur me zyrat e OSHEE.

Një person ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lokalit duke lënë të plagosur shtetasit Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në makinën tip Golf, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit dhe është gjetur e djegur në fshatin Çerek, është gjetur dhe një armë e gjatë, dyshohet kallashnikov.

Në trend Lajme

Më shumë
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

Drejtësi
Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori