Autogoli i Giaccherinit pasqyra më e mirë e sezonit të Chievos

Një tjetër xhiro në Serie A, një tjetër humbje për Chievon në kampionatin elitar italian të futbollit.
Por, humbja e fundit ndaj 0-2 ndaj Sassuolos vazhdon të përmendet në media dhe rrjete sociale.
Kjo për shkak të autogolit të Emanuele Giaccherini, i cili ishte aq sa i turpshëm edhe qesharak për një lojtar si italiani.

Stefano Sorrentino bëri një pritje të bukur ndaj Domenico Berardi, por gabimi i 33-vjeçarit bëri që pritjet e portierit të Chievos të harrohen.
Në 11-të xhirot e para në Serie A skuadra nga Verona ka minus një pikë (Chievo në fillim të sezonit është dënuar me tri pikë nga Federata e Futbollit të Italisë).

Skuadra e Gianpiero Venturas ka nëntë humbje dhe vetëm dy barazime.
Ndeshja e ardhshme e Chievos është kundër Genoas. /Telegrafi/


















































