Autobusi nga Kosova i kompanisë “Turist Kosova e Re”, është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra.

Rastin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga kompania e autobusëve, të cilët kanë treguar se sulmi ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.


“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50 derisa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gur”, kanë thënë nga kompania “Turist Kosova e Re”.

310929975 433061845564016 3034124502674534633 n

Nga kompania kanë deklaruar se në autobusë kanë qenë 20 udhëtar por që fatmirësisht askush nuk është lënduar.

“Brenda kanë qenë 20 udhëtar por fatmirësisht askush nuk është lënduar”, kanë deklaruar për Telegrafin.

Ata thanë se rastin e kanë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

311036288 1319235202193436 3032714043474826514 n

311256479 1149055699354907 5259373585238923635 n