Autobombë në Turqi: 4 policë të vrarë dhe 14 të plagosur (Foto/Video)

Agjencitë e lajmeve turke, raportojnë se ka ndodhur një shpërthim pranë një stacioni të autobusëve në qytetin Diyabakir, që është kryesisht i banuar me kurdë dhe që gjendet në juglindje të Turqisë, raporton AP.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, raporton se katër persona kanë humbur dhe 14 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij agjencioni, një numër i madh i auto-ambulancave janë parë në vendin e ngjarjes.
Një autobombë kishte në shënjestër një autobus që transportonte policë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































