LAJMI I FUNDIT:

Austria vazhdon mbështetjen për Kosovën

Austria vazhdon mbështetjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe atashenë e re policore në kuadër të Ambasadës austriake, Dalia EL-Hennaiw.

Gjatë takimit ministri Gashi e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB, ku u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Ministri Gashi, e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në projekte konkrete për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe agjencitë tjera të MPB-së.


Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori