LAJMI I FUNDIT:

Ausilio: Interi kishte marrëveshje me Rafael Leaon

Ausilio: Interi kishte marrëveshje me Rafael Leaon

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbulon se ai personalisht kishte arritur një marrëveshje me Rafael Leaon përpara transferimit të tij në Milan, por refuzoi të shpjegojë pse ai nuk e finalizoi marrëveshjen.

Leao iu bashkua Milanit nga Lille në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh në verën e vitit 2019, por drejtori i Interit, Ausilio tani ka zbuluar se ylli portugez mund t’i ishte bashkuar Nerazzurrëve në vend të kuqezinjëve.

“Leao ishte shumë afër Interit. E takova në Londër dhe arrita një marrëveshje, por nuk do t’ju them pse nuk e mbyllëm marrëveshjen”, ka thënë drejtori sportiv Nerazzurrë, shkruan Calciomercato.com.


Leao ka 13 gola dhe 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat me Milanin këtë sezon.

Verën e kaluar, ai nënshkroi një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë deri në qershor 2028, duke u bërë lojtari më e paguar në skuadër me një pagë 7 milionë euro në vit.

Drejtori i Milanit, Furlani tregon nëse do ta shesin në verë ndonjërin nga tre yjet e ekipit
Lexo po ashtu Drejtori i Milanit, Furlani tregon nëse do ta shesin në verë ndonjërin nga tre yjet e ekipit

Marrëveshja e tij e re me gjigantët e Serisë A përfshin një klauzolë prej 175 milionë euro, por sipas raportit të fundit nga La Gazzetta dello Sport, asnjë klub i madh evropianë nuk është i bindur që të nënshkruajë me yllin portugez në verë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori