LAJMI I FUNDIT:

Audi pretendon se R8 do të jetë hiper-makina më e mirë elektrike më 2022 (Foto)

Audi pretendon se R8 do të jetë hiper-makina më e mirë elektrike më 2022 (Foto)

Me R8 që lansohet më 2022, Audi pretendon se do ta mposhtë çdo konkurrencë në segmentin e makinave elektrike

Derisa tranzicioni për kalimin prej makinave me djegie të brendshme në EV po zhvillohet në masë të madhe, dalim nuk bën as prodhuesi gjerman Audi, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani ka bërë të ditur, se është duke kryer të gjitha përgatitjet, që ta nxjerrë hiper-makinën R8 brenda katër vitesh, që do të mposhtë çdo konkurrencë.


Makina e parë tërësisht elektrike nga Audi, do të ketë përpara një motor që prodhon 201 kuajfuqi, ndërsa do të ndihmohet prej një tjetri në pjesën e pasme, që prodhon 604 njësi të tjera. Kombinimi i këtyre të dyjave, që i bije të jetë 805 kuajfuqi, do t’i mundësojë që prej zero deri në 100 kilometra në orë, të lëvizë për rreth dy sekonda.

Pa dhënë detaje konkrete, Audi ka shpërndarë disa fotografi, që e tregon si duket R8, që ende është në përpunim e sipër. /Telegrafi/