LAJMI I FUNDIT:

Audi e-tron u ngjit suksesshëm nëpër pistën vertikale të skijimit (Video)

Audi e-tron u ngjit suksesshëm nëpër pistën vertikale të skijimit (Video)

Në një prej terreneve, më të pjerrëta të skijimit në botë

Me 402 kuaj fuqi, që i dërgon në të katër rrotat njëherësh, të gjithë e dimë se Audi e-tron, është një EV shumë i fuqishëm, por sa i fuqishëm saktësisht është, transmeton Telegrafi.

Për ta dëshmuar këtë, Audi e ka dërguar modelin e ri e-tron, në Kitzbuhet të Austrisë, që ka një prej terreneve më të pjerrëta të skijimit në botë. Megjithëse pista ka pjerrtësi prej 85 shkallëve, makina elektrike u ngjit suksesshëm nëpër pistën vertikale, megjithëse iu bënë pak modifikime.


Rrotat e e-tron janë mbështjellë me thepat e posaçëm, që të mos ketë mundësi të rrëshqet poshtë. Enterieri i është larguar, ndërsa në të është vendosur kafazi i sigurisë, që piloti Mattias Ekstrom, të mos ketë asnjë mundësi për lëndim.

Nën kapak i janë shtuar edhe dy motorë, duke ia ngritur kuaj fuqitë në 500 njësi. /Telegrafi/

https://youtu.be/Ay5q35R7VJs